Bayerni mposht lehtë Padebornin e Alban Meha-s

bayernBayerni ka mposhtur sot lehtësisht, 4-0 Padebornin në javën e pestë të Bundesligës gjermane. Pas barazimit javëne kaluar ndaj Hamurger, bavarezët rikthehen te fitorja, madje duke fituar bindshëm duke treguar se ky ekip nuk po kalon një moment të keq.

Mario Gotze hap serinë e golave në minutën 8-të. Në të 14-ën, Lewandowski dyfishon rezultatin duke e bërë më të thjeshtë lojën në minutat e mbetura. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0.

Edhe pjesa e dytë ka folur e gjitha për Bayernin. Sërish Gotze në të 78-ë, shënon golin e 3-të të takimit. Për të vulosur fitoren e sotme ka menduar, Tomas Myler i cili realizoi në minutën e 85-së. Bayerni ngjitet në kuotën e 11 pikëve falë fitores së sotme.

Në takimet e tjera që u luajtën sot, Eintracht Frankfurt barazoi në shtëpi ndaj Mainzit. Hoffenheim u ndal në shtëpi në një barazim me gola 3-3 përballë Freiburg dhe Schalke fitoi bindshëm 0- në fushën e Werder Bremen.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment