Bashkimi Europian dhe SHBA vendosin sanksione ndaj Krimesë

krimeaBashkimi Europian vendos sanksione ndaj Krimesë duke ndaluar udhëtimet dhe duke ngrirë asetet e 21 zyrtarëve rusë dhe ukrainas. Vendimi vjen si pasojë e referendumit të një dite më parë ku më shumë se 96.7 për qind e popullsisë vendosën ti bashkohen Rusisë. Zyrtarët e prekur nga këto sanksione shihen si përgjegjës dhe protagonistë të lëvizjes së Krimesë për tu ndarë nga Ukraina dhe për tu bashkuar me Rusinë. Zyrtarët pro rusë në Krime deklaruan se vendimi për shkëputje u mbështet nga 97 për qind e votuesve, duke e deklaruar rajonin të pavarur. Kievi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian deklaruan se nuk e njohin rezultatin e referendumit.

Presidenti Barack Obama vendos për sanksione ndaj Krimesë: Nuk do të njohim asnjëherë rezultatin e referendumit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama deklaroi se do të vendosë sanksione ndaj 21 zyrtarëve, 13 rusë dhe 8 të Krimesë, për rolin e tyre në referendumin që shënoi ndarjen e Krimesë nga Ukraina dhe aneksimin ndaj Rusisë. Uashingtoni dhe Brukseli në këtë mënyrë i bëjnë të qartë Moskës se referendumi është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, mbi të gjitha i realizuar nën presionin e pushtimit të rajonit nga trupat ushtarake ruse. 

Obama ka shtuar se së bashku me partnerët europianë është i gatshëm të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Krime, Gorbaçov: Jo sanksioneve ndaj rajonit. Referendumi ka korrigjuar një gabim të së kaluarës .

Presidenti i fundit i ish Bashkimit Sovjetik dhe çmimi Nobel për Paqe, Mikail Gorbaçov ka mbrojtur rezultatin e referendumit në Krime dhe kundërshton sanksionet perëndimore. Ai deklaron se me votën e tij populli ka vendosur të korrigjojë një gabim të së kaluarës. Sipas tij aneksimi i mundshëm i Krimesë në Federatën ruse nuk mund të jetë arsye për sanksione.

Kryeministri në detyrë i Ukraiëns, Jatsebuk ka reaguar duke thënë se Ukraina nuk e njeh referendumin dhe se Krimeja është dhe do të mbetet territor ukrainas. 

 

Submit a comment