Bashkëpunimi ndërkombëtar, Beqaj: Të krijojmë kulturën menaxheriale të kujdesin shëndetësor

beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në kursin e kualifikimit për drejtuesit e sistemit shëndetësor të vendeve ballkanike: “Sistemi i financimit të shërbimit shëndetësor kombëtar: Analiza e kostove dhe DRG-të” Edicioni i V-të – Moduli i II-të, i organizuar nga “Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit” pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Rajonin e Toskanës dhe me Universitetin e Firences, Itali.

Në takim morën pjesë personalitete të shquara të sistemi të kujdesit shëndetësor nga rajoni dhe Italia, siç janë Azis Pollozhani, ish-ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë, Xhemali Mezahi, Drejtor i Fondit Shëndetësor të Maqedonisë, z. Myzafer Kalenderi, Drejtor Financiar i Bordit të SHSKUK të Kosovës, Dr. Massimo Braganti dhe Dr. Francesco Taiti, nga Rajoni i Toskanës, Itali, Prof. Niccolò Persiani, Universiteti i Firences, Itali. Ndërkaq Ministri Beqaj theksoi, ndërmjet të tjerash, rëndësinë e krijimit të një kulture menaxheriale të përbashkët, nëpërmjet realizimit të projekteve të tilla të asistencës teknike dhe me përhapje të gjerë për shërbimet shëndetësore të këtyre vendeve, të domosdoshme për këtë periudhë tranzicioni.

“Krijimi i një strukture menaxheriale,” vazhdoi më tej ai, “është i domosdoshëm për funksionimin normal të shërbimit spitalor dhe të shërbimit shendetësor në tërësi. Trajnimi i drejtuesve të spitaleve është domosdoshmëri e proçesit, nëpërmjet të cilit, synojmë një menaxhim shumë më të kujdesshëm të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor,” tha ministri. “Një nga zotimet madhore në programin tonë qeverisës është vendosja e parimeve të qeverisjes klinike në spitalet tona, duke synuar standarde të larta të kujdesit, shërbime të efekteshme, transparencë dhe llogaridhënie,” tha Beqaj

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment