Basha uron nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Basha uron nxënësitKryebashkiaku Lulzim Basha ka uruar sot nga shkolla “Eqerem Çabej” të gjithë nxënësit e Tiranës dhe Shqipërisë për vitin e ri shkollor. Gjimnazistët e “Eqerem Çabejt” e nisin këtë vit akademik në një shkollë të rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 126.6 milionë lekësh.

Përveç shkollës së mesme “Eqerem Çabej”, sot nisi viti i ri shkollor edhe në  dy shkolla 9 vjeçare të rindërtuara nga Bashkia, shkolla “Ahmet Gashi” dhe “Niket Dardani”, investim prej 318,8 milionë lekësh i Bashkisë së Tiranës.

“Duke ndarë me ju kënaqësinë e madhe dhe emocionet e ditës së parë të shkollës, më lejoni t’ju uroj nga zemra suksese, një vit të mbarë, kalofshi sa më bukur dhe nderofshi veten e familjet tuaja dhe emrin e këtij gjimnazi me rezultatet tuaja!” – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Basha ka vizituar ambientet e reja të shkollës “Eqerem Çabej”, si biblioteka, salla polivalente,  laboratorë biologjie dhe informatike, palestrën etj.

“Eqerem Çabej” është e 14-ta shkollë e  mesme e përgjithshme e Tiranës, ku Bashkia ka instaluar një sistem të monitorimit me kamera, për të rritur sigurinë në shkolla.

Projekti konsiston në vëzhgimin pamor 24 orë të të gjithë ambienteve të jashtme të gjithë perimetrit të shkollës, ruajtjen e këtyre imazheve deri në 30 ditë.

Ky është një hap i cili i shërben rritjes së sigurisë në shkollat tona dhe në ambientet përreth tyre. Ky është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Edhe në këtë shkollë, ashtu si në investimet e tjera të Bashkisë është instaluar sistemit i ngrohjes qendrore me peletë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment