Basha takim përfaqësues e Bankës Botërore

lulezim bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimet e opozitës mbi arbitraritetin e qeverisë dhe përkeqësimin e treguesve të ekonomisë. Në një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë, Basha bëri sot një prezantim të detajuar të punës së këtij institucioni dhe ideve e këndvështrimeve të opozitës mbi ekonominë. 

Kryetari i Partisë Demokratike ndau me delegacionin e Bankës Botërore shqetësimin për përkeqësimin e ekonomisë dhe pasojat e drejtpërdrejta si papunësia në rritje dhe rënia e fuqisë blerëse të konsumatorit shqiptar. 

Veprime antiligjore nga ana e qeverise, si prishja e kontratave dhe koncesioneve, prishja e ndërtimeve me leje, mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, kanë thelluar pasigurinë ligjore dhe përkeqësuar gjendjen në të gjithë sektorët e ekonomisë. Qeveria nuk ka asnjë vizion dhe i mungon vullneti për të marrë masa konkrete. Ka vetëm propagande dhe show mediatik, por asnjë plan konkret në mbështetje të zhvillimit. 

Biznesi dhe punëkërkuesit përballen me indiferencen dhe arbitraritetin e qeverisë çdo ditë. Kryetari i Partisë Demokratike shtroi rëndësinë e transparencës duke shprehur shqetësimin për manipulimin e statistikave nga që publikohen. “Ju inkurajojmë maksimalisht qe ti tregoni shqiptareve gjithnjë të vërteten, sfidat dhe rreziqet me të cilat ata përballen”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment