Basha takim me Nishanin për BSH, pas tij në Presidencë dhe Zaganjori

luliNdërsa Kryeministri Edi Rama ishte në një komunikim me gazetarët lidhur me situatën e fundit në Bankën e Shqipërisë, për të njëjtën çështje shefi i opozitës Lulzim Basha iu drejtua Presidencës, ku zhvilloi një takim me Kreun e Shtetit.

Kreu i PD-së mbërriti në Presidencë rreth orës 12:30 dhe për rreth një orë bisedoi me Presidentin Nishani mbi ngërçin e krijuar në Bankën Qëndrore të vendit.
“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Presidentin e Republikës, z.Bujar Nishani, në kuadrin e konsultave për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.Basha vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve” informoi zyra për shtyp e PD-lidhur me takimin Basha-Nishani.

Fill pas daljes së Bashës, Presidencës i është drejtuar kreu i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori.

Takimi i Bashës me Nishanin, vjen një ditë pas takimit që Presidenti zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dhe Guvernatoren në detyrë të Bankës, Elizabeta Gjoni.

Ndërkohë më herë gjatë ditës, Basha mblodhi kryesinë e PD-së. Mbledhja me dyer të mbyllura, kishte në fokus diskutimin për grupet e punës paralele që janë ngritur për të bërë oponencën e ligjeve që do kalojnë në komisionet parlamentare.

Në mbledhjen e kryesisë një pjesë e mirë e diskutimit ishte dhe për situatën e krijuar në Bankën Qëndrore.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment