Basha: Shqipëria rekord për çmimin e naftës, skandal politik e ekonomik

nafteQë Shqipëria thyen rekorde për çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe më gjërë e dinë të gjithë, dhe kjo është risjellë në vëmndje shum herë dhe nga media, por këtë herë shqtësimi është ngritur dhe nga Partia Demokratike.

Luzim Basha drejtoi gishtin, duke bërë fajtor për këtë situtë Ministrinë e Ekonomisë, dhe qevrinë. Dy janë arsyet që sipas tij, e mbajnë çmimin e naftës në shifra për rekord Guiness.

“Arsyeja është  e dyfishtë: Në njërën anë janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në rajon, Europë e në botë.

Në anën tjetër është kontrabanda, evazioni, informaliteti gjigand, i lejuar,  nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve.

Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ja shesin popullit 40% më shtrenjtë”, tha Basha.

Siaps kreut të demorkatëve këto shuma parash, që paguhen padrejtësisht nga konsumatorët, nuk shkojnë në arkën e shtetit, por vidhen nga kundrabandistët me përkrahje poltike.

“Këto para, thjesht dhe vetëm vidhen. Nga ata që e komandojnë këtë treg, nga duopoli qeveri-kliente. Ky është një skandal i përmasave të panjohura më parë: skandal politik, skandal ekonomik dhe financiar, skandal i përmasave gjigande korruptive.Ky  megakorrupsion është ulur këmbëkryq në Shqipëri që me ardhjen e dyshes Rama-Meta në pushtet.”

Shqipëria në   protestë është e vetmja zgjidhje për këtë qeveri, të cilën Basha,   e quan oligarke.

“Rama dhe Meta, qëndrojnë si taksidarë të pamëshirshëm mbi xhepat dhe ekonominë personale dhe familjari të cdo shqiptari. Po varfërojnë përditë cdo vatër, e po majmen përditë ditë veta ata dhe klientela e tyre. Shqipëria në këmbë, Shqipëria në protestë është e vetmja përgjigje për oligarkët!”

Submit a comment