Basha: Nuk po respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot shqetësimin  për mosrespektimin e Kushtetutës , parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe dispozitave bazë për mirëfunksionimin e institucionit parësor të demokracisë, siç është rregullorja e Kuvendit, gjatë takimit me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins.

Basha  vuri theksin të shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës ku sipas tij “refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero çdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrëdhënien me Kuvendin”.

Basha vuri në dukje gjithashtu “shqetësimin e thellë që ka shkaktuar goditja e konsensusit dhe antireforma e kësaj mazhorance në shërbimin civil, si pasojë e të cilit mbi 9 mijë nëpunes civile janë hedhur në rrugë dhe janë zëvendesuar me militantë partiakë, por veçoi edhe rrezikun për liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga mbushja e administratës dhe organeve të ruajtjes së rendit me elemente kriminalë, apo nga ndarja antikushtetuese e groteske administrative e vendit “.

“Në këto kushte, insistimi i prerë i partnerëve ndërkombëtare në ruajtjen e standarteve demokratike që shqiptarët me aq mund kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve dhe beteja e përditshme e vendosur e opozitës në mbrotje te demokracise është dhe mbetet e vetmja mënyre për t‘i vënë fre revanshit të kësaj mazhorance për zëvëndësimin e demokracisë në Shqipëri me një regjim oligarkik”  tha Basha.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment