Basha ftesa për debat, Rama: Tirana në duart e kryebashkiakut më kot

gNga samiti i NATO-s në Uells, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Bashës, njëherësh dhe kreu i PD-së, në lidhje me kërkesën e tij për debat publik mes të dyve. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ironizuar ftesën e Bashës, duke e cilësuar atë si kryebashkiakun më kot që mbahet mënd.

“Vaj medet për Tiranën e mbetur në duart e kryebashkiakut më kot që mbahet mend! I thonë pse ke ikur nga puna pa lënë gjurmë u thotë dua debat!”.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ftoi dje kryeministrin Rama në një debat publik, për atë që ai e quan bllokim të projekteve të Bashkisë nga qeveria.

Ndër bllokimet e Ramës, Basha përmendi atë të buxhetit të Tiranës, bulevardit të Tiranës, projektit të tramit dhe terminalit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment