Basha: E ardhme e pasigurt, ekonomi e dobët per vlonjatët

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë e PD-së një grup përfaqësuesish nga qyteti i Vlorës për të diskutuar rreth situatës së rëndë të biznesit dhe punësimit atje.

Basha pas takimit doli në një prononcim për mediat dhe u shpreh se “qeveria po shmang përgjegjësite për qytetarët dhe i ka zevendësuar ato me demagogji politike. Gjendja është alarmante, është katastrofike, asnjë vend i ri pune nuk është hapur në Vlorë. Përkundrazi, biznesët e Vorës janë të detyruar nën presionin e taksave dhe paligjshmërisë qytetare të mbyllin vendet e punes”.

“Në krye të qarkut të Vlorës, me urdhër të Edi Ramës dhe Koço Kokedhimës, është emëruar një njeri me preçedent penal në Itali, i akuzuar për tentativen e rrëmbimit të një vajze 18- vjecare. Ky është një skandal ku në krye të qarkut është emëruar një i lidhur me krimin. Vlonjatët sot pas një viti kanë të drejtë t’i bëjnë vetës një pyetje: A ishte ky ndryshimi që ne votuam me 23 qeshor? Por, vlonjatët do të dinë t’ia japin përgjigjen”, theksoi Basha.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment