Basha: Duhet transparence maksimale, politika larg procesit

ba

Kryetari i Partisë Demokratke, Lulzim Basha, është prononcuar te shtunen për mediat për të parën herë pas arrestimit te Guvernatorit Ardian Fullani. Ai u shpreh se “duhet transparencë maksimale për proçesin”. “Politika nuk duhet të influencohet në këtë proçes, as nuk duhet ta motivojë, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi të madhe, pasi interesat e Shqipërisë e te shqiptarëve kërkojnë që ky proçes të ketë transparencë maksimale dhe drejtësi të pandikuar e te pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënë nën kontroll politikën monetare shqiptare, e cila do të kishte pasoja katastrofale për vendin e shqiptarët”, u shpreh Basha.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment