Barra e fitores:Ç’duhet të ndodhë, me të burgosurit evropianë të ISIS?


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Zaheena Rasheed & Farah Najjar “Al Jazeera”

Në një copë të vogël toke përgjatë lumit Eufrat në Sirinë Veriore, rreth 300 luftëtarë të ISIS-it, janë duke bërë rezistencën e tyre të fundit, me vetëm “pak ditë” nga disfata e përgjithshme dhe e plotë ushtarake e grupit terrorist, sipas forcave kurde të mbështetura nga SHBA-ja.

Por presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa përshëndet një fitore “gati 100 për qind”, ka bërë një kërcënim, që nëse vihet në jetë, mund ta ndihmojë Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit, të ringrihet sërish.

Në një seri postimesh në Tëitter të dielën, Trumpi u kërkoi aleatëve të tij evropianë “të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarë të ISIS-it, që janë kapur në Siri, dhe t’i nxjerrin para gjyqit”. Alternativa, kërcënoi, “nuk është aspak e mirë, pasi ne do të detyrohemi t’i lirojmë ata”.

Nëse Evropa do të dështojë të merret me këtë problem, ISIS mund të “përshkojë” gjithë kontinentin tha Trump, duke i bërë thirrje Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të “bëjnë punën, që ata janë kaq të aftë ta bëjnë”. Analistët thonë se kriza e të burgosurve të huaj të ISIS në Siri, mori një urgjencë të re, për shkak të premtimit të fundit të Trumpit, për të tërhequr sa më shpejt trupat amerikane nga Siria.

SHBA-ja në bashkëpunim me kurdët, dëboi ISIS nga qytetet dhe fshatrat në Sirinë Lindore, duke përfshirë Rakën, ish-kryeqytetin e kalifatit të vetëshpallur të grupit. Gjatë asaj kohe, ata kapën mijëra luftëtarë të ISIS, duke i mbajtur në burgjet e improvizuara rreth Ajn Isa në distriktin e Rakës, dhe duke mbajtur fëmijët dhe gratë e tyre në kampet e paraburgimit.

“Ne aktualisht kemi mijëra luftëtarë të huaj të ISIS-it, dhe pjesëtarë  të familjeve, dhe kjo është një barrë e madhe”- thotë Kino Gabriel, zëdhënës i SDF. Sipas tij, administrata kurde e vetë-imponuar në rajon nuk ka kapacitete të “sigurojë burgjet, dhe të parandalojë arratisjen e luftëtarëve të ISIS”, apo të ofrojë shërbimet e duhura për gratë dhe fëmijët që gjenden në paraburgim.

Më shumë se 1 mijë të burgosur të ISIS në burgun e SDF janë nga Evropa, tha ai, një numër që arrin në më shumë se një të gjashtën e numrit të përgjithshëm të evropianëve që u larguan nga kontinenti, për t’iu bashkuar grupit të armatosur, sipas shifrave që ka think-tanku amerikan “Soufan Group’.

SHBA dhe SDF, i kanë kërkuar prej kohësh aleatëve evropianë të marrin luftëtarët e ISIS, që kanë nënshtetësi evropiane, dhe Gabriel tha se bisedimet kanë vazhduar prej më shumë se 2 vitesh. Por negociatat e mëparshme, kanë përfunduar pa marrëveshje, dhe vetëm një pjesë e vogël e të burgosurve të ISIS – kryesisht gra dhe fëmijë – janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.

Kërkesa e Trump për riatdhesimin e luftëtarëve, u hodh poshtë të hënën nga disa vende në Evropë, ku anëtarët e kthyer të ISIS kanë kryer sulme vdekjeprurëse, duke përfshirë sulmet e vitit 2015 në Paris, që shkaktuan më shumë se 130 të vrarë, dhe shpërthimet në Bruksel vitin që pasoi, me 32 të vdekur.

Një zëdhënës i kryeministres britanike Tereza Mej, përsëriti qëndrimin e Britanisë së Madhe, se luftëtarët e huaj duhet të nxirren para drejtësisë “në rajonin ku janë kryer krimet”. Në Francë, vend që ka të njëjtin qëndrim si Britania, ministrja e Drejtësisë, Nikol Belube, tha për televizionin ‘France 2’, se qeveria e saj nuk do të ndryshojë politikën e deritanishme.

Ndërkohë Heiko Mas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, u tha gazetarëve në Bruksel se organizimi i riatdhesimit të luftëtarëve të huaj, do të jetë “jashtëzakonisht i vështirë”, ndërsa shtoi se ata mund të “kthehen vetëm nëse sigurohet që të futen menjëherë në paraburgim”.

Qeveritë evropiane, do të “preferojnë ta vonojnë rikthimin e rekrutëve të ISIS, ose përndryshe ta shtyjnë këtë barrë tek të tjerët”- mendon Robert Uesli, president i Nismës për Studimin e Terrorizmit në Austri.

Duke u ndalur tek faktorët për hezitimin e evropianëve, ai tha:”Së pari, opinioni publik është përgjithësisht negativ. Së dyti, një numër i madh luftëtarësh, mund t’ia dalin të lirohen, veçanërisht nëse dëshmitë për një krim të kryer, janë të pakta ose të paqarta”.

SDF-ja kurde, thotë se nuk ka kapacitetin apo burimet për të kryer hetime, dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm, që të garantojë më pas ndjekjen e suksesshme penale, me Gabriel, zëdhënësin e grupit, që thotë se shumë prej luftëtarëve në paraburgim, kishin jetuar dhe luftuar kryesisht në Irak.

Provat e pamjaftueshme, mund të bëjnë që shumë luftëtarë të dalin nga burgjet evropiane brenda disa viteve, thotë Martin Riardon i ‘Soufan Group’. Sipas tij, mundësia për të rehabilituar dikë që ka qenë “i përfshirë në luftime dhe vrasje është shumë i pakët”, teksa shton se mbikqyrja në gjendje të lirë e të burgosurve tashmë të liruar të ISIS, do të ishte e pamundur për shkak të kostos së lartë financiare.

Pavarësisht hezitimit evropian, për të marrë peng të burgosurve të ISIL, mbajtja e tyre në burgjet dhe kampet e SDF, nuk është një zgjidhje afatgjatë, thonë analistët. ISIS mund të sulmojë objekte të tilla për liruar të burgosurit, veçanërisht në mesin e konfuzionit, që mun të krijohet nga tërheqja e SHBA-së apo nga një sulm turk në rajon.

Nga ana tjetër, pavarësisht kërcënimit të Trump, SDF nuk planifikon të lirojë të burgosurit e ISIS. “Ne i dimë krimet e tmerrshme, që ata kanë kryer kundër popullit të Sirisë dhe Irakut. Është në interesin tone, të mos i lëmë ata të lirë, pasi nuk duam që ato tmerre të përsëriten”- thotë Gabriel.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment