Barcelona i kundërpërgjigjet Realit, shënon 5 gola ndaj Levantes

barcelonaPas fitores së Real Madridit 8-2 ndaj Deportivos ditën e shtunë, mbrëmë  ishte radha e Barcelonës të regjistronte një fitore spektakolare dhe me goleadë. Katalanasit kanë mposhtur në transfertë Levanten me rezultatin 0-5 duke ruajtur vendin e parë në La Liga me pikë të plota.

Neymar në minutën e 34-ën arrin të realizojë për Barcelonën pas një asist nga Lionel Messi. Një minutë para fundit të takimit Rakitic me një goditje të fortë arrin të dyfishojë epërsinë e skuadrës së tij.Skuadra e Levantes në minutën e 41′ mbeti me një lojtar më pak, pasi Vyntra u ndëshkuar me karton të kuq dhe disavantazhin numerik e ka shfrytëzuar në maksimum Barcelona.

Pjesa e dytë ishte edhe më e shkëlqyer për katalanasit arrijnë të shënojnë tre gola tjerë. Ramirez 57′, Pedro 64′ dhe Leo Messi në minutën e 77-ën vulosin përfundimisht këtë takim në shifrat 0-5. Me këtë fitore, Barcelona është e vetme në krye të La Ligas me 12 pikë nga katër ndeshje, duke lënë pas Sevillën e cila ka 10 pikë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment