Bankat Amerikane vazhdojnë me abuzimet

goldman sachsNga: M. Lettieri dhe P. Raimondi

Bankat e mëdha kanë filluar të spekulojnë në përgjithësi, mbi mallrat, lëndën e parë, drithrat dhe produktet e tjera ushqimore.
Komisioni i Hetimeve të Senatit Amerikan, i kryesuar nga demokrati Carl Levin dhe republikani John Mcain, ka publikuar një dosje prej 400 faqesh të titulluar “Përfshirja e bankës Wall Street me mallra fizike” për të raportuar në hollësi se si “too big to fail” po manipulon qartë në avantazhin e tyre, tregjet dhe mallrat. Natyrisht e gjithë kjo me pasoja në tregjet ndërkombëtare.
Për dy vjet Komisioni ka hetuar rastet më ekstreme të cilat tregojnë se “përfshirja masive e Wall Street në mallra kërcënon ekonominë, bizneset dhe integritetin e tregjeve tona. Duhet të rivendoset – vazhdon Komisioni – ndarja ndërmjet bankave dhe tregtisë, për të parandaluar që Wall Street të përdorë informacionin jo për sferën publike por për fitimin e vet në kurriz të industrisë dhe qytetarëve”. Kjo vlen jo vetëm për SHBA-në, por për të gjithë botën.
Komisioni është duke vazhduar me seancat publike për të demonstruar se si disa banka kanë rritur artificialisht çmimet e lëndëve të para dhe kanë spekuluar në derivate të njëjta, duke përdorur “efektet e shkaktuara” nga manipulimet. Senatori Levin gjithashtu paralajmëron për rreziqet e mundshme në të ardhmen për sistemin ekonomik për shkak se bankat janë të përfshira në kompanitë e ekspozuara me rreziqe të larta të katastrofave mjedisore.
Janë analizuar në mënyrë të veçantë aktivitetet e zakonshme të bankave të mëdha amerikane, duke përfshirë Goldman Sachs, JP Morgan Chase, Morgan Stanley dhe Banka e Amerikës.
Goldman kishte “përvetësuar” kontrollin e tregut të aluminit. Në vitin 2010, ai bleu “Metro International Trade Services” në Detroit, i cili menaxhon magazinimin e certifikuar nga “Londra Metal Exchange”, bursa më e madhe e shkëmbimit në botën e metaleve. Në magazinat e tij do të jetë 85% e të gjithë aluminit të kontraktuar në bursën e Londrës për tregun amerikan. Bëhet fjalë për 1,6 milionë metra kub aluminin, të barabartë me 25% të të gjithë konsumit vjetor në Amerikën e Veriut. Banka ka rritur pronësinë e vet të drejtpërdrejtë të aluminit, duke kaluar nga një shumë prej 100 milionë dollarë në 3 miliardë. Ajo ka, ndër të tjera, edhe një ndërmarrje që tregton uranium dhe dy miniera të mëdha të karbonit në Kolumbi!
Mekanizmi i vënë në përdorim, duket mjaft i thjeshtë. Përmes manipulimeve të ndryshme dhe lëvizjeve fiktive të sasive të mëdha nga një depo në tjetrën, Goldman Sachs do të ishte në gjendje të përcaktonte vonesat në furnizimet e metalit për përdoruesit industrialë. Në vend të 40 ditëve të nevojshme në 2010, në shtatorin e kaluar, koha e dorëzimit të mallit ishte 600 ditë! Natyrisht kjo ka rezultuar në një rritje në koston e magazinimit, ku përqindja e totalit u rrit nga 6% në 2010, në 20% ditët e sotme. Dhe e gjithë kjo për të mirën e Metro-Goldman. Pasojat ishin te rritja e çmimit të aluminit, sa që shumë biznese të prekura kanë denoncuar manipulimin, duke përfshirë edhe Coca-Cola-n. Mesa duket në “mashtrimin e ndërrimeve” kanë marrë pjesë edhe bankat e tjera të tilla si Deutsche Bank dhe fondit British Red Kite.
Përfitimet e bëra nga rritja e çmimeve të magazinimit për Goldman, ishin vetëm një pjesë e vogël e fitimit. Biznesin e vërtet ata e kanë bërë me anë të spekulimeve mbi të ardhmen e aluminit dhe derivateve të tjera të ndërtuara mbi bazën e manipulimit të çmimeve dhe pozicioneve të monopoleve të magazinimit.

Nga ana e saj, JP Morgan Chase ka grumbulluar sasi të mëdha të lëndëve të para për një vlerë tregu prej 17.4 miliardë dollarë ose 12% të bazës së saj të kapitalit, i njohur si Tier 1. Edhe pse janë tejkaluar mjaftueshëm limitet e lejueshme, banka ka nënvlerësuar pothuajse dy të tretat e asaj vlere, përpara se t’i paraqesë tek Rezerva Federale. Ajo arriti të posedonte deri në 60% të të gjithë bakrit të tregtuar në tregjet botërore. Në fushën e energjisë ka 25 milionë fuçi nafte dhe 19 qendrat e kontrollit të magazinimit të gazit.
Morgan Stanley kontrollon 58 milionë fuçi nafte. Zotëron 100 depozita dhe rreth 8000 km të tubacioneve. Është pronare e 18 qendrave për ruajtjen e gazit. Njëkohësisht po ndërton centralin e vet të kompresionit të gazit dhe është furnizuesi kryesor i karburantit për disa linja ajrore të mëdha.
Banka e Amerikës ka 35 objekte të magazinimit të naftës dhe 54 për gazin.
Me fjalë të tjera, nën hijen e një “globalizimi” shumë të amortizuar justifikohet çdo gjë, bankat bëjnë gjithnjë e më pak institutin kreditor, dhe gjithashtu formojnë kapitale që merren me normat e favorizuara nga qeveritë, vihen në konkurrencë të drejtpërdrejtë me firma që veprojnë në fushat e industrisë, bujqësisë, tregtisë, përpunimin dhe shfrytëzimin e lëndëve të para e deri në përcaktimin e mbijetesës.
Duket qartë komploti pervers midis bankave dhe organeve mbikëqyrëse, që në mënyrë të qartë nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë.
Me fillimin e hetimeve senatoriale, Goldman Sachs nxitoi për të shkarkuar dy lojtarët e tij të mëdhenj të përfshirë në manipulim. U zbulua se më parë ata kishin punuar për Rezervën Federale të Nju Jorkut. Për më tepër, u bë e njohur se kreu aktual i New York Fed, William Dudley, ishte një ekzekutiv i lartë i Goldman Sachs në vitin 2005.
Është e rëndësishme që Komisioni i Hetimeve të Senatit të punojë në këto raste specifike. Në të kaluarën, Komisioni vetë në të vërtetë e kishte denoncuar përgjegjësinë e bankave të mëdha amerikane në krizën globale financiare të hipotekave “subprime”, derivateve të OTC dhe aseteve toksike. Fakti që, pas shumë vitesh, ajo ka ende për të denoncuar sjellje të tilla të rënda, duhet të tingëllojë si një paralajmërim për rreziqet sistematike të një sistemi financiar, që për fat të keq vazhdon të konsiderohet si “qengji i artë”. Prisnim që në Brisbane të diskutohej edhe për këto.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment