Banka Shqiptare diskutim për raportin e fundit të politikës monetare

bankaBanka e Shqipërisë do të diskutojë javën që vjen mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare në vend, si dhe do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun.

Sipas axhendës së publikuar në faqen e BSH-së, mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, do ta zhvillojë më 18 dhejtor, ndryshe nga mbledhjet e radhës që zhvillohen Mbikqyra të mërkurën e fundit të çdo muaji. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi më datë 26 nëntor të ulë sërish normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e çuar atë në nivelin 2.25 përqind, një tjetër minimum historik.

Në deklaratën e tij Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se , “ulja e normës bazë të interesit do të krijojë kushte më të mira për financimin e aktivitetit ekonomik në vend, duke ndihmuar në kthimin e ekonomisë në potencial dhe të inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme”.

Që prej verës së vitit 2011, kur norma bazë e interesit ishte 5.25 përqind, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 12 herë duke e ulur atë. Gjatë vitit 2013 ajo ndërhyri katër herë, ndërsa vendimi i sotëm, është ulja e tretë brenda këtij viti.

Megjithatë, masat e marra nga Banka janë reflektuar më së shumti në uljen e interesave të depozitave, të cilat kanë zbritur me mbi 4 pikë përqindje, ndërkohë që interesat e kredive janë reduktuar në një masë më të vogël.

Submit a comment