Ballkani pushtohet nga shirat e rrembyeshëm

raReshjet e rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra të fuqishme, madje edhe me breshër, kanë përfshirë rajonin e Ballkanit këtë fillimshtatori, njoftuan sot mediat e rajonit.

Në Bosnje-Hercegovinë niveli i alarmit të dhënë është portokallim ndërkohë që në Kroaci është dhënë alarm i kuq. Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Trebinjës kanë rënë 118 litra shi për metër katror, që është sasi rekord për këtë fundverë. Kroacia është përfshirë nga cikloni ”Simeon”, që ka përfshirë pothuajse gjithë rajonin e detit Adriatik. Në Dubrovnik kanë rënë më shumë se 190 litra shi për metër katror, që i përgjigjet mesatares tremujore të reshjeve në muajt e vjeshtës. Janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga përmbytjet në Varazhdinë.

Mot jo të qëndrueshëm do të ketë këtë javë edhe në Malin e Zi. Deri në mëngjes në Petrovac kanë rënë 200 litra shi për metër katror. Në Budva mbrëmë për vetëm gjashtë orë ka rënë më shumë se 130 litra shi që është 120 për qind më shumë nga sasitë e zakonshme të muajit shtator.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment