Bahrein, “Marrëveshja e shekullit” e Jared Kushner kundërshtohet nga palestinezët dhe vendet arabe


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Martin Chulov “The Guardian”

“Marrëveshja e shekullit”, nuk arriti të bindë shumëkënd në prezantimin e saj në pare në publik. Këshilltari personal i presidentit amerikan Donald Trump, njëherazi dhëndrri i tij Jared Kushner, mbërriti të mërkurën në Bahrein për të prezantuar parimet bazë, të zgjidhjes së konfliktit të hershëm mes Izraelit dhe Palestinës.

Në Ramallah dhe Gaza, pati paraprakisht shumë pak interes në propozimet e administratës Trump. Madje edhe në Izrael, mediat nuk kishin ndonjë pritshmëri të madhe. 50 miliardë dollarët e premtuara për investime, si një fond fillestar për palestinezët e rajonit, u pritën me pak entuziazëm në Jordani, Egjipt dhe në Liban, ku liderët e tyre e hodhën poshtë këtë ofertë si një ryshfet të turpshëm.

Nismat ekonomike për integrimin e komuniteteve palestineze në rajon, dhe rigjallërimin e ekonomisë së Bregut Perëndimor dhe Gazës, u konsideruan të papranueshme, për shkak të mungesës së dukshme të një dimensioni politik, që mund t’i shndërrojë në realitet zotimet e marra në letër.

Në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, askush nuk donte të fliste për politikë. Administrata aktuale e SHBA-së, ka mbështetur kryesisht axhendën izraelite dhe kundërshtuar hapur atë palestineze – një fakt që çoi në bojkotimin e samitit nga ana e udhëheqësve palestinezë.

Kushner arriti në Manama si një dërguar i vetëkënaqur, që mund të ndryshonte gjërat, dhe që të çonte më në fund në realizimin e një procesi paqeje, që dekadën e fundit ka ngecur, dhe madje ka treguar shenja të vërteta të shpërbërjes totale.

Duke e konsideruan veten si një novator, që do të gjejë mënyra të reja për të rigjallëruar një proces të vështirë, ai bëri një lëvizje vërtet të guximshme në mbështetje të interesave izraelite. Plani i tij, e ka vënë në pikëpyetje formulën e dakorduar ndërkombëtarisht, për një zgjidhje me 2 shtete.

“Ne kërkojmë një shtet të pavarur palestinez, në territoret e pushtuara nga Izraeli në vitin 1967”- tha Ashraf habari, kryetar i Rrjetit Palestinez të Biznesit. Hanan Ashraui, anëtar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, bëri këtë koment mbi planin e Kushnerit:”Është plotësisht i shkëputur nga realiteti. Thelbi i problemit, është vetë pushtimi izraelit”.

Braktisja e një platforme të tillë themelore, do ta çonte konfliktin në ujëra të turbullta, dhe me siguri do të shtontye zemërimin e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare. Kjo gjithashtu do të ngrinte pikëpyetjen se çfarë mund të ndodhte më pas, që secila palë të mund ta pranonte si një model të zbatueshëm.

Pozita e palestinezëve përpara konferencës, ishte më e dobëta se kurrë më parë. SHBA-ja ka anuluar fondet e ndihmës humanitare, ka mbyllur misionet e saj në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, dhe ka dëbuar diplomatët palestinezë nga Uashingtoni.

Ekonomia e saj ka rënë në stanjacion, strukturat politike janë shkatërruar, dhe sundimi i ligjit në të gjithë territoret është në kaos. Me pak fjalë, palestinezët nuk janë në gjendje të negociojnë, edhe nëse do të duan ta bëjnë këtë.

Teksa Kushneri e zbuloi planin e tij në Manama, ka tashmë më shumë qartësi se çfarë duhet të presim për pjesën e mbetur të kësaj administrate amerikane. Tani pyetja është se sa larg do të shkojë SHBA-ja, nëse nuk do të mundet të bindë palët me planin e saj.

Një krizë ekonomike si ajo në Iran, një nxitje për ndryshimin e regjimit ose një forcim i pushtimit, dhe askënd në Uashington që ngre zërin për të drejtat e njeriut, apo përkeqësimin e kushteve të jetesës. Ndërsa konferenca dështoi, ish-kryeministri britanik Toni Bler, që ra dakord me konceptin e rritjes ekonomike për Palestinën, si kreu i Katërshes një dekadë më parë, tha se Kushner duhet t’i përmbahet parimit të dy shteteve.

Por Kushner dështoi të merrte ndonjë angazhim nga palët, dhe konferenca përfundoi me një premtim, se çdo gjë që vjen më pas do të jetë “e drejtë dhe e drejtë” për të dyja palët. “Është absolutisht një marrëzi të besosh, se mund të kesh ekonomi, pa një politikë të shëndoshë. Por është ndërkohë e kotë të mendosh, se politika do të funksionojë, pa një ekonomi të fortë”- tha Bler mbi samitin.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment