AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14 SHTATOR 2014

bota37NGJARJE KRYESORE

BAGDAD/ PARIS – Vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për krijimin e një koalicioni për të luftuar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

DAMASK – Në Siri, luftëtarët rebel, ku edhe ata të Frontit al Nosra, degëzim i Al Kaedës, janë duke marrë nën kontroll provincën Qouneitra, që do të jetë e dyta që ikën nga kontrolli i regjimit të Assadit.

BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Joachim Gauck, marrin pjesë sot në një manifestim antisemitist para Derës së Brandeburgut.

KIEV/MOSKË – Nëntë ditë pas vendosjes së armëpushimit dhe pas përforcimit të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, tensionte mbeten të forta në Ukrainë. Pavarësisht armëpushimit në fuqi, vazhdohet të sinjalizohen luftime të nryshme mes ushtrisë dhe separatistëve në lindje.

NGJARJE TË TJERA

STOKHOLM – Zhvillohen zgjedhjet legjislative në Suedi.

LONDËR – Përkrahësit e pavarësisë së Skocisë dhe ata që janë kundër dyfishojnë përpjekjet katër ditë larg referendumit.

BERLIN – Zhvillohen zgjedhje rajonale në dy lande gjermane të ish-RDA-së, Thuringe dhe Brandeburg ku partia e re anti euro AFD-ja pritet të hyjë në të dy parlamentet rajonale.

GAZA (Territore palestineze) – Rreth gjysmë milioni fëmijë të Gazas rikthehen në shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftimeve.

MOSKË – Zgjedhje për kryetar të bashkisë së Moskës./

Submit a comment