Ato që nuk dini për zbardhjen e dhëmbëve

dhembetProduktet e lira për zbardhjen e dhëmbëve si dhe metodat e përdorura në shtëpi mund të dëmtojnë në mënyrë të përhershme dhëmbët tuaj.

Alarmi vjen nga ekspertë të stomatologjisë, të cilët thonë se ka disa produkte aq të egër sa mund t’ju heqin smaltin e dhëmbëve, duke bërë që ndonëse të rinj në moshë dhëmbët tuaja të duken sikur të ishit të moshuar.

Sipas ekpertit britanik Ken Harris, nëse smalti i dhëmbëve dëmtohet, mund të keni probleme serioze.

Zbardhja e dhëmbëve në vendet europiane, por jo vetëm, është përhapur gjerësisht, pasi njerëzit dëshirojnë të kenë buzëqeshje si ajo njerëzve të famshëm.

Për tabloidin britanik Dailymail, Dr Harris thotë se një zbardhje profesionale e dhëmbëve kushton mbi 900 euro. Kjo është edhe prej arsyeve që sipas tij, njerëzit zgjedhin metoda të lira, por që mund të kenë pasoja të rënda.

Ekspreti thotë se zbardhja e dhëmbëve me seanca në rastin më të mirë është e padobishme, ndërsa në rastim më të keq e rrezikshme.

Në punën kërkimore të Dr.Harris tregohet se vetëm peroksidi hidrogjenit dhe derivatet e tij, mund të zbardhin dhëmbët tuaj.

Sa i përket zbardhjes së dhëmbëve me anë të acidit citrik që ndodhet tek limoni apo luleshtrydhet, ekspreti thotë se nuk funksionon. E vetmja gjë që bën është që t’i dëmtojë ato.

Submit a comment