ATHINË – Shkatërrohet një rrjet trafikimi foshnjash mes Greqisë dhe Bullgarisë

lypsarNjë rrjet që trafikonte foshnja, të destinuara për adoptim në Greqi dhe të blera nga gratë bullgare u shkatërrua nga policia greke. Katër grekë të moshës nga 45 në 49 vjeç dhe dy bullgarë 33 dhe 45 vjeç u arrestuan në qytetin e Trikalës me dyshimin për përfshirje në shitjen e 11 bebeve për çiftet që dëshironin t’i adoptonin.

 Policia theksoi se kishte shkatërruar një rrjet të mirorganizuar që funskiononte prej një kohe të gjatë në tregun e foshnjave në të gjithë Greqinë sipas një mënyre operatore që konsistonte për të bindur në Bullgari gratë shtatëzëna, kryesisht të pamartuara, të shisnin bebet e tyre për adoptim.

 Gratë ishin marrë nën kujdes nga rrjeti për të lindur në spitalet greke. Foshnjat shiteshim me një çmim prej 10 mijë eurosh. Mes të arrestuarve bënin pjesë një avokat dhe një noter grek që kryenin rregullat e adoptimit.

 Rrjete të tjera të tregtisë së bebeve me prejardhje nga Bullgaria dhe destinuar për adoptim në Greqi janë shkatërruar në të kaluarën.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment