Artan Minarolli dorëhiqet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së

miArtan Minarolli është dorëhequr nga posti i anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Në mbledhjen e sotme të komisionit të Medias, nënkryetari i tij, Alfred Peza i njohu deputetët me dorëheqjen e z. Minarolli, e cila tha ai, bëhet për arsye personale.
Ndonëse anëtarëve të këtij bordi, përfshi dhe z.Minarolli, i ka mbaruar mandati që para dy vitesh, zgjedhja e Këshillit të ri ende nuk po gjen konsensus mes palëve në parlament. Kjo situatë vijon të mbetet e tillë dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar, kur opozita e djathtë vazhdon të bojkotojë veprimtarinë e Kuvendit.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme komisioni miratoi dhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Erasmus+”, për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.
Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku duke prezantuar marrëveshjen tha se ‘Erasmus+’ është programi më i ri arsimor i BE-së, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës. Ky program do të mbështetet financiarisht në një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020.
Programi ofron mundësi për studentë dhe personel akademik e administrativ, që të studiojnë për një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment