Artan Lame: 14 mijë objekte rrezikojnë legalizimin

RTAN LAME14 mijë objekte rrezikojnë legalizimin. Kështu është shprehur kreu i ALUIZN-it, Artan Lame. Sipas Lames kjo vjen sepse planet rregulluese në Kamëz, Paskuqan dhe Tiranë parashikojnë ndërtime me 7 kate.

“Në mënyrë tërrësore janë rreth 14 mijë objekete për të cilat vazhdimi i procesit të legalizimit paralizohet nga këta komunarë dhe kryebashkiakë, vetëm nga kjo çorbë pa shije që kanë gatuar me planet që kanë bërë. Në këtë kalërim drejt fitimeve bashkinë Tiranë e tejkalon vetëm bashkia e Mziut. I gjithë territori i bashkisë së Kamzës, me planin rregullues që ka miratuar parashikon ndërtime me 7 -9 kate duke bllokuar legalizimet.”

Lame tha se problematike është edhe plani rregullues në Paskuqan, i cili e quan të llojit Manhatan.

“ Komuna Paskuqan ka miratuar një plan rregullues të llojit Manhatan, duke përjashtuar nga legalizimi të gjitha ndërtimet me tokë pronarë. Përmend jo më kot këtu disa prej komunave dhe bashkive përreth Tiranës, sepse në vitin 2012-2013 po bënte planin rregullues dhe kur shoqëria civile kërkonin që si ka mundësi që pakësohen hapësirat e gjelbra, bashkia i tha se po i heqim në qytet për t’i shtuar në zonat periferike”

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment