Arsenali interesohet për sulmuesin e Valencias, Paco Alcacer
Siç raportojnë mediat angleze, më saktësisht “Sunday People”, Arsenali po garon me Çelsin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Valencias, Paco Alcacer. Lojtari është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën spanjolle, duke qenë lojtar kryesor për të.
Klauzola e blerjes së tij është 15 milionë paundë, që pritet të mos jetë ndonjë problem shumë i madh për skuadrat angleze. Alkaser arriti që të shënojë gol në ndeshjen e fundit të Spanjës kundër Maqedonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016-n, çka flet për vlerat dhe afirmimin e tij, të prekshëm tashmë.