Arsenal – Mbrojtësi Debuchy, jashtë fushave për tre muaj

arsenalMbrojtesi i Arsenalit dhe ekipit perfaqesues te Frances, Mathieu Debuchy, i operuar ne kaviljen e majte pas demtimit te pesuar ne mes te shtatorit, do te jete i padisponueshem per 3 muaj, beri te ditur klubi te henen.

“Ai eshte operuar dhe do te jete i padisponueshem per 3 muaj”, konfirmoi trajneri Arsène Wenger. Ne vend te tij do te aktivizohet Calum Chambers.

Francezi 29-vjecar u demtua me 13 shtator ne ndeshjen ndaj Manchester City (2-2) dhe doli nga fusha e lojes ne minuten e 80-te.

Mbrojtesi i djathte u operua te premten.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment