Arrihet marrëveshja për memorandumin e paqes në Ukrainën Lindore

minskU arrit në Minsk një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit dhe për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja u arrit pas shtatë orë bisedimesh mes palëve të të ashtuquajturit ”grupi i kontaktit”, i përbërë nga OSBE-ja, Moska, Kievi dhe separatistët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

“Firmosëm një memorandum”, deklaroi për median i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuchma.

”Dokumenti duhet të çojë në krijimin e një zone të sigurisë së lartë”, deklaroi nga ana e tij lideri separatist, Igor Plotnitski.

Sidoqoftë, siguria në rajonin e lindjes së Ukrainës mbetet ende e brishtë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment