Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e sotme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin. Sipas informacioneve parapraket mësohet se arrestimi na në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.
Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani. Sipas informacioneve Fullani ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Mësohet se Fullani do i nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit.
Arrestimi
Mësohet se arrestimi i Guvernatorit Fullani ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bankën e Shqipërisë, në zyrat e institucionit të tij, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Kështu, shkon në 18 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. Pas dëshmisë kyçe të dhënë sot në Prokurori nga Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, siç duket ka ardhur dhe arrestimi i Fullanit.
“Gjykata e Tiranës ka firmosur masën e “Arrest me Burg” për Fullanin në mungesë. Rëndon akuza për shpërdorim detyre, pas analizimit që është bërë në Prokurorinë, nga Adriatik Llalla. Ka qenë një analizë e detajuar, që ka nisur me një rrëfim të Ardian Bitrajt dhe më pas të gjithë institucioneve homologe. Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën. Ka pasur dëshmi kyçe, që Fullani ka shpërdoruar me detyrën. Nuk përjashtohen mundësitë që të përjashtohen mundësitë për arrestime të tjera të anëtarëve të tjerë në Bankën e Shqipërisë.”
Të hënën në Prokurori pritet të paraqiten dhe 4 anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës, Ardian Civici, Petraq Milo, Elisabeta Gjoni dhe Dhori Kule.
Arrestohet edhe Elibar Golemi, inspektorja e përgjithshme e bankës, e cila nuk dihet nëse do të paraqitet në rajonin e policisë në momentin kur është dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Lista e 18 të arrestuarit për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë