Arrestimi i Fullanit në mediat e huaja

sasasaasArrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reuters” publikon në koherencë të plotë me mediat shqiptare lajmin e arrestit të kreut të Bankës. Ata shkruajnë se arrestimi i Fullanit u bë në zyrën e tij, për shumën e rreth 6.63 milionë dollarëve nga Thesari i bankës. Gjithashtu, shtojnë se guvernatori i kishte bërë qëndresë për një kohë të gjatë protestave dhe peticioneve të qytetarëve, që kërkonin shkarkimin e tij. Ardian Fullani kishte fituar një lumë votash – shkruan “Reuters” – nga Bordi Mbikëqyrës, ndaj ndihej i sigurt. Më tej, gazeta britanike “Daily Mail” raporton për arrestin e guvernatorit të Bankës Qendrore së Shqipërisë, duke shtuar se Fullani është punonjësi i 17 i bankës, që është arrestuar.

Submit a comment