Arrestimi i Fullanit- Meta: Mbështetje Prokurorisë dhe gjyqësorit

meKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, komentoi sot arrrestimin një ditë më parë të Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë dhe gjyqësorin, për ta çuar deri në fund hetimin për këtë ngjarje të rëndë.
“Qëndrimi im ka qënë dhe mbetet i pandryshuar lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, që do të thotë mbështetje Prokurorisë dhe gjyqësorit për të hetuar deri në fund këtë skandal dhe për t’i vendosur të gjitha pikat mbi ‘I’. Ne do të respektojmë vendimet e drejtësisë”, u shpreh Meta. I pyetur nga gazetarët nëse mazhoranca paskëtaj do të kërkojë një shkarkim të Fullanit, kryetari i Kuvendit konfirmoi se “mazhoranca do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të punojë për të konsoliduar pavarësinë e BSH-së, për të rritur integritetin dhe besueshmërinë e saj. Për këtë qëllim do të bashkëpunojmë ngushtë dhe me partnerët e saj ndërkombëtarë, si me FMN-në, Bankën Botërore dhe Komisionin Europian”. I pyetur nëse arrestimi i Guvernatorit ishte një sinjal për nevojën e reformës në drejtësi, Meta siguroi se kjo reforma do të ecë përpara. “Për këtë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi me të gjitha institucionet kushtetuese, i cili do të jetë reciprok”, tha Meta.
Këto deklarata, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i LSI-së, i bëri pas një vizite në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në kuadër të veprimtarive që kjo forcë politike, po organizon sot me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment