Arrestimi i Fullanit, drejtimin e BSH e merr Elisabeta Gjoni

bankaPas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani drejtimi i Bankës se Shqipërisë i kalon zv/Guvernatores së parë Elisabeta Gjoni. Kjo përcaktohet ne ligjin e Bankës se Shqipërisë, ne kodin e procedurave administrative, por edhe fryma e përgjithshme e legjislacionit shqiptar parashikon që “për një arsye apo një tjetër, titullari ne kushtet e pamundësisë se ushtrimit te aktivitetit te tij zëvendësohet.

Fullanit tani e zë te paktën përkohësisht derisa të sqarohet pozita juridike e tij, Elisabeta Gjoni. Kjo e fundit mban edhe postin e nënkryetares se Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ende nuk dihet se cili do të jete qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës, në rast se do te ketë një mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar. Gjithashtu, deri më tani Banka e Shqipërisë ende nuk ka dale me një komunikatë për shtyp, për shpjegimin e gjithë kësaj situate.

Submit a comment