Apple rikthen iPhone-ët me ekran 4 inç

appleKanë kaluar muaj të tërë pa dëgjuar thashetheme mbi një “iPhone mini”, por ja ku jemi përsëri. Këtë herë lajmi vjen nga Tajvani, që citon disa furnizues të Apple-it, të cilët pretendojnë se vitin e ardhshëm kompania do të prezantojë një iPhone të ri me ekran 4 inç.

Ka akoma njerëz që preferojnë të përdorin telefonin me një dorë, prandaj dhe Apple vendosi të krijojë një telefon me ekran më të vogël, krahasuar me iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in. Ky telefon me ekran 4 inç mund të përdoret sidomos nga femrat, të cilat pëlqejnë pajisjet me ekran jo shumë të madh. Nuk janë zbuluar shumë detaje mbi këtë telefon inteligjent.

Për momentin, është shumë e vështirë të zgjedhësh mes një iPhone 6 dhe iPhone 5s, meqë ata kanë ndryshime shumë të vogla në performancë. Nëse Apple do të prezantojë vitin e ardhshëm tre iPhone të rinj që do të ndryshojnë vetëm tek madhësia, mund të presim që ajo të ketë një tjetër vit po aq të suksesshëm sa ky që po ikën.

Submit a comment