Nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në pallatin presidencial “Çankaya” mbahet një mbledhje me temë sigurinë.
Në këtë mbledhje të rëndësishme marrin pjesë Kryeministri Ahmet Davutollu, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura turke gjeneralarmate Nexhdet Ozel, Ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ismet Jëllmaz dhe Ministri i Punëve të Brendshme Efgan Ala.
Mbledhja ka në fokus zhvillimet e fundit në rajon si dhe temat që interesojnë sigurinë e brendshme.