Anglia kërkon pavarësinë e saj.

cameronQeveria e kryeministrit Cameron kërkon që Anglezët të mbrojnë interesat e tyre, përkundrejt provincave të tjera të Mbretërisë së Madhe.

Të nesërmen e referendumit, që Skocia zhvilloi për pavarësinë e saj më 19 shtator, David Cameron mbajti një deklaratë shpërthyese  në ambientet e Downing Street duke anonçuar se tani ishte koha që të dëgjohej zëri i miliona  anglezëve. “E dëgjuam zërin e Skocisë, tani është radha jonë” deklaroi Kryeministri Cameron. Tre muaj më vonë kabineti qeveritar i Cameronit paraqiti një seri propozimesh shumë të diskutueshme, të cilat do të garantojnë “vota angleze për ligjet angleze” sipas një formule të paracaktuar.

Pas një votimi ‘Jo’ për pavarësinë, Skocia pretendon një fazë të re të decentralizimit. Parlamenti i saj e ka marrë tashmë autonominë relative që nga 1999 bashkë me vendet Galles dhe Irlandën e Veriut. Kështu që, nga ana e tyre britanikët nuk kanë asnjë përfaqësim të veçantë kombëtar. “Ne duam drejtësi për në Angli” deklaroi deputeti konservator John Redwood, i cili është një nga dashamirësit e kësaj çështjeje. Kjo çështje është shmangur për një kohë të gjatë dhe tashmë ka ardhur koha të mos ta lëmë mënjanë, deklaroi William Hague, ish- ministri i punëve të jashtme.

Në mënyrë të veçantë, Toreis kërkojnë të parandalojnë deputetët e Skocisë të votojnë në parlamentin britanik, për zonat ku asambleja krahinore e Edimbourgut përfiton autonominë e saj, si në fushën e drejtësisë, në atë të shkollimit dhe të shëndetësisë. Deputetët skocezë do të përjashtohen nga vendimmarrja për një pjesë të gjerë të çështjeve të bashkësisë së vendit. Një ndryshim në brendësi të Kushtetutës të një mbretërie, e cila vetëm në dukje qëndron e bashkuar, teorikisht është e vështirë të mendohet jo më të fillojnë punimet që të vendosen në praktikë disa projektligje. Kjo temë është lënë mënjanë për një kohë të gjatë, por tani jo më, është ankuar ish- ministri i punëve të jashtme. Edhe pse vetë konservatorët në parti janë në mazhorancë me orgjinë angleze, kjo çështje i përçan dhe për më tepër dhe nuk pajtohen me partnerët e tyre të qendrës, me të cilët qeverisin koalicionin qeveritar. Nga ana tjetër  partia në pozitë ka bojkotuar bisedimet shumëpalëshe. Janë vendosur në tavolinë tre propozime duke filluar nga 1- ndalimi i plotë i votimit për anëtarët jo anglezë për një serë çështjesh të caktuara, 2- vendosjen e vetos për deputetët jo britanikë, me qëllim që të mos votojnë vetëm për disa çështje dhe 3- vendosja e disa projekteve që i takojnë eskluzivisht britanikëve.

Duke marrë parasysh madhësinë e problemit, qeveria ka pak shanse që të arrijë miratimin e kësaj reforme përpara zgjedhjeve të ardhshme që nënkuptohet muaj maj i 2015-ës. Sindikatat e punëtorëve i dënojnë këto “marifete”. “Nuk mund të ndahet Anglia nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, pa u konsultuar demokratikisht me popullin”, deklaroi ish- ministri i partisë laburiste John Prescott. “Nëse do t’i themi një deputeti të zgjedhur nga populli, na vjen keq por ju nuk mund të votoni sepse jeni me origjinë nga Wellsi”, në këtë mënyrë do të dobësojmë fuqinë e parlamentit tonë, shtoi deputeti Laburist Hilary Benn.

Kjo manovër e David Cameron synon të dobësojë partinë e Punës, për shkak se, nëse kjo parti arrin të  fitojë zgjedhjet e majit 2015 do ta ketë të pamundur të formojë kabinetin qeveritar pa ndihmën e 41 deputetëve që janë me orgjinë nga Skocia. Matematikisht, udhëheqësi  i kësaj partie, Ed Miliband, mund të formojë një koalicion me nacionalistët skocezë, por nëse kjo reformë do të votohej, për të do të ishte e pamundur që të miratonte projektligje për çëshjet mbi shëndetësinë ose mbi buxhetin, meqenëse Edimbourgu shumë shpejt do të përfitojë autonominë e tij financiare dhe buxhetore. Partia që mbron të drejtat e punëtorëve kërkon nga ana e saj të sheshohen të gjitha këto situata përpara zgjedhjeve.

“Ky është një reagim i ashpër asimetrik nga ku përfiton Skocia, Irlanda e Veriut dhe Vendet Galles. Anglezët janë veçse të humburit e këtij bashkimi nga ku përfitimi kryesor dhe veçanërisht nga pikëpamja e ndarjes së fondeve publike shkon për  Skocinë, e cila është ajo  që dominon” shpjegon Guy Lodge, përfaqësues i Insitutit të Policisë Publike (IPPR). Në momentin kur anglezët dominojnë gjerësisht Mbretërinë e Madhe me 85 % të popullsisë, gjashtë nga dhjetë qytetarë mendojnë se parlamenti i Westminster nuk përfaqëson interesat e tyre.  Rritja e përqindjes së zhgënjyer e popullsisë shkon krah për krah me mosbesimin ndaj Europës. Në fund të fundit, këto trazira kushtetuese vetëm sa lëkundin themelet e një mbretërie të përbërë nga katër kombe, ku shpërbërja nuk është e largët në momentin kur mungesa e vizionit optimist mungon.

Përktheu: J.K

Submit a comment