Amerika vrapon: GDP-jarritet me + 5%. Bursa nërritje, Euro bie.

SHBAPër t’i dhënë shtysë rritjes ekonomike në SHBA, ishin konsumet, sidomos ato të kujdesit shëndetësor dhe investimet e teknologjisë së lartë. Euro në vlerën më të ulët të saj për tre vitet e fundit.

New York, 23 dhjetor 2014 – dollari fluturon më shumë se sa pritej nga  analistët në kurriz të euros, që bie në minimumin e saj që nga viti 2012. Ekonomia amerikane u rrit në tremujorin e tretë në 5%. Këtë e bën të ditur Departamenti I Tregtisë, duke vënë në ringritje vlerësimin e mëparshëm prej 3,9%. Përt’idhënë shtysë rritjes në SHBA ishin konsumet, veçanërisht ato sanitare dhe investimet, veçanërisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit, e cila u rrit me 3,2% në krahasim me vlerësimin e mëparshëm të 2.2%. Shpenzimet familjare në shërbime u rritën me 2.5%. Gjithashtu u ringritën edhe shpenzimet e kompanive.Investimet jorezidente fikse u rritën me 4,8% krahasuar me 1,1% parashikuar më parë, ndërsa ato në produktet e pronësisë intelektuale u rritën me 8.8%. Investimet në pajisje të reja u rritën me 11%.

“Rishikimi i PBB-së në tremujorin e tretë tregon se ekonomia u rrit me normën më të shpejtë në më shumë se një dekadë”, thotë Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se 2014-aishte viti i “kthesës” për Shtetet e Bashkuara, por “ka ende shumë për të bërë, për t’isiguruar të gjithë amerikanëve rritjen ekonomike “.

Reagimi I menjëhershëm i tregut përshpalljen e rritjes. Euro ra nën kuotën e 1,22,në minimumin e saj gjatë 28 muajve.Monedha amerikane ngrihet sipas të dhënave të PBB-së së SHBA-së në tremojorin e tretë. Bursat europiane përshpejtohen. I shtohet listës edhe çmimi i naftës bruto, I cili filloi të rritet pavarësisht deklaratave të ministrit saudit të naftës, Ali al-Naimi, sipas të cilit OPEC nuk do të shkurtojë prodhimin edhe nëse një fuci shkon 20 dollarë. Kanë rifilluarblerjet e letrave me vlerë të fondit energjik pas rënies së djeshme. Frankfurti shënon + 0,4%, Londra + 0,33%, në Milano+ 0,8%, Paris + 1,14%dhe Madridi+ 0,52%. Athina mbetet poshtë (-1,65%) pas raundit të dytë në parlamentin Grek,për të zgjedhur një president të ri.

Submit a comment