Ambasada Suedeze dhuron 100 mijë euro pajisje për Policinë e Shtetit

ambasada suesezePolicisë së Shtetit sot iu dhuruan pajisje për sallën operative dhe pajisje të tjera kompjuterike të financuara nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Programit SACP. Ky donacion arrin vlerën e rreth 100.000 euro.

Në ceremoninë nënshkrimit të aktit të dhurimit të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishin të pranishëm Lisa Fredriksson, Zv/Shefe e Misionit Ambasada e Suedisë në Tiranë  dhe Altin Qato, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Këto pajisje janë përfitim i drejtpërdrejtë i Policisë së Shtetit në kuadër të mbështetjes së Programit SACP në menaxhimin e performancës së organizatës dhe përmirësimin e saj. Tashmë, me centralin automatik dhe aksesorët e tij, salla operative e Policisë së Shtetit do të jetë më moderne, thirrjet e qytetarëve do të menaxhohen më mirë, duke lehtësuar kështu komunikimin me publikun.

Po në kuadër të përmirësimit të Sistemit të Menaxhimit të Çështjes Policore, përmes Programit SCAP po mbështetet trajnimi i të gjithë punonjësve të policisë, nëpërmjet pajisjes me 30 laptopë, 3 projektorë dhe 3 access points ëireless. Këto pajisje do ti shërbejnë ekipit lëvizës të trajnimit që do kryejë trajnime në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Qarqe.

Krahas këtij donacioni Programi Suedezo Shqiptar për Policimin në Komunitet vazhdon mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera që synojnë përmirësimin e shërbimit ndaj publikut dhe rritjen e besimit të qytetarëve. Ndërhyrjet janë të fokusuara kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të komisariateve të policisë dhe rritjen e përformancës së organizatës, duke zhvilluar bashkërisht strategji dhe plane veprimi që kanë në themel mendimin qytetar.

Ndërmjet këtyre programeve të bashkëpunimit Policia e Shtetit synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment