Alegri: Ndeshja me Milanin është e veçantë për mua

alegriSfida mes Milanit dhe Juventusit po afron dhe trajneri i “Zonjës së vjetër” Masimiliano Alegri nuk e fsheh kënaqësinë që do të përballet ndaj ish ekipit të tij ku kaloi 3 vjet e gjysëm. Trajneri e ka cilësuar këtë sfidë si mjaft të veçantë.

“Për mua do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat ku do të synojmë 3 pikët. Megjithatë nuk mund ta fsheh emocionin që kam para kësaj sfide. Kam kaluar 3 vjet e gjysëm te Milani dhe kam kujtime shumë të bukura që i kujtoj me nostalgji.

Unë dhe Inzaghi jemi dy trajnera me histori të ndryshme dhe nuk mund të them se kemi gjera të përbashkëta. I uroj atj dhe Milanit gjithë të mirat e Botës, por jo në ndeshjen ndaj nesh, pasi atë dëshiroj që ta fitoj unë”, u shpreh Alegri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment