Alban Hoxha, shpallet lojtari më i mirë i vitit 2014

albban hoxhaPortieri i Partizanit Alban Hoxha është shpallur futbollisti më i mirë shqiptar për vitin 2014.

Një çmim i tillë u dha mbrëmë gjatë ceremonisë festive të fundvitit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Portieri i Partizanit theu rekordin në këtë kampionat pasi nuk pësoi gol për plot 1084 minuta duke thyer rekordin që rezistonte prej 30 vitesh të Bujar Gogunjës, legjendës së portës së Elbasanit.

Një nderim ky vërtet i merituar për Hoxhën që gjeti frocën për të kompletuar këtë arritje të jashtëzakonshme pavarësisht një drame të rëndë familjare.

Submit a comment