Alaska do të bëhet së shpejti me xhaminë e saj të parë

Alaska xhamiShteti i Alaskës në Sh.B.A. pritet të hapë xhaminë e saj të parë në qytetin e Ankorazhit.

Komuniteti i vogël Mysliman i qytetit me vite kishte kryer faljet me xhematin në një hapësirë me qera në një qënder tregtare, por numri në rritje i Myslimanëve në zonë nuk i la zgjidhje tjetër vecse të gjenin një hapësirë më te madhe.

Pas shumë vitesh në mbledhje fondesh, kontruksioni 4 vjeçar i xhamisë së parë të Alaskës është tani pranë përfundimit.

Xhamia me dy kate do të shërbejë si për burrat edhe për gratë, dhe do të përfshijë klasa, zyra dhe një bibliotekë në dobi të muslimanëve të zonës të cilët kanë emigruar nga e gjithë bota.

Te dhënat për numrin e Myslimaneve në Alaske variojnë nga 1,000 deri ne 5,000 , rreth 0,5% e popullatës së shtetit te Alaskës.

Submit a comment