Alarm: Peshku helmues mbërrin në brigjet e Adriatikut

peshkuiPeshkatarët në Itali kanë kapur sasi të mëdha peshku helmues ditët e fundit. Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato, i cili pohon se peshku helmues me lëkurë të argjendtë ka mbërritur në ujërat e detit Adriatik.

Sipas specialistëve, ky peshk është i rrezikshëm për t’u konsumuar nga njeriu, pasi mishi i tij përmban toksina të rrezikshme për njerëzit.

Është i bukur për t’u parë, por jo për t’u ngrënë. Peshku i cili ka mbërritur në brigjet e Italisë, provokon paralizë të sistemit të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorëve. Prezenca e tij në Mesdhe përbën një rrezik të madh për ata që s’e njohin.

Submit a comment