Alarm për zgjedhjet, KKV: Ministria e Brendshme të nisë punën për listat

zgjedhjeVëzhguesit Vendorë japin alarmin se duhet kapur ritmi për të organizuar në kohë dhe pa probleme zgjedhjet vendore të 21 qershorit të vitit që vjen.

Gerta Meta deklaroi se hapi i parë është plotësimi i KQZ dhe akuzoi politikën se është e vonuar në të gjitha hapat që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi një Komision Qëndror të Zgjedhjeve që ne të gjithë e dimë që është i cunguar, jo në binarët ligjorë. Shikojmë se ka një indifirencë nga aktorët politikë në lidhje me mënyrën sesi ata mendojnë ta plotësojnë këtë lloj KQZ me tre anëtarët e tjerë.

Ministria e Brendshme duhet të jetë shumë aktive në këtë moment duke dhënë ato udhëzimet e duhura për sa i përket të gjithë kryetarëve aktualë të Bashkive dhe ish-komunave tashmë, pasi reforma e re administrative ka një njësi të re administrative që është Bashkia.

Në terësi e gjithë Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje në 61 Bashki,nuk do të ketë më nocionin e Komunave. I duhet dhënë kohë këtyre kryeatarëve të Komunave të merren me përgatitjen, pastrimin e listave, me dërgimin e regjistrit të gjendjes civile të listave.

Aty duhet një presion shumë i fortë te partitë politike që ndoshta të mendojnë të japin lista të hapura. Ne kemi parë që vazhdimisht në fushatat elektorale Këshillat bashkiakë kanë qenë një listë që ndoshta njerëzit nuk e dinin kush ishin anëtarët e Këshillave bashkiakë”.

Submit a comment