AKBN kontrolle minierave

buAgjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në kuadër të monitorimit të aktivitetit minerar në vend, ka marrë në sërë masash në zbatimin e legjislacionit minerar. Në një deklaratë drejtuar mediave AKBN thekson se masat janë marrë ndaj subjekteve minerare, të cilat nuk kishin përmbushur detyrimin për depozitimin e garancisë për rehabilitimin e mjedisit.

“Numri i propozuar për revokim është 182 leje. Kjo, për mospagesat e garancive për vitet 2011-2012, nga ku totali i shumës së papaguar është 88.613.837 lekë ose rreth 868.763 USD, prej te cilave aktualisht janë revokuar 90 leje minerare. Ndërkohë është pezulluar aktivitetit për 109 leje”-thuhet në deklaratë. 

Po kështu nga AKBN janë marrë masa ndaj subjekteve minerare, të cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike. Kështu për periudhën Tetor-Dhjetor 2013 janë marrë masa për 480 subjekte, vlera administrative e të cila kap shifrën e 51.700 lekëve. Ndërkohë për periudhën Janar- Gusht, 2014 janë marrë masa për 358 subjekte me një vlerën prej 62. 600 lekë. Në këtë drejtim është dhënë propozimi për revokim për 90 lejë minerare, dhe për pezullim aktiviteti për 38 leje. 

“Gjatë vitit 2014, subjektet që ushtrojnë aktivitetin minerar ne Republikën e Shqipërisë, kanë përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë A.K.B.N.-se.  Kështu, duke e krahasuar me vitin 2013, ku shifrat ishin ne nivelet e 38% raportim për te gjithë vitin, deri ne Shtator te vitit 2014, 74% e subjekteve kane dorëzuar pranë strukturës përkatëse A.K.B.N. dokumentacionin për Planin Vjetor te punës. Duhet theksuar se një përqindje e konsiderueshme e këtyre subjekteve kane realizuar edhe pagesën e garancisë se rehabilitimit për vitin 2014”-thuhet në deklaratën e AKBN-së. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment