Ahmetaj: Reduktim të kohës së regjistrimit të biznesit nga 24 në 8 orë

arben ahmetajMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj premtoi sot, reduktim të kohës së regjistrimit të bizneseve të rinj nga 24 orë, në 8 orë dhe ç’regjistrimit të biznesve në 2 muaj, nga 6 muaj që është aktualisht.
Gjatë një vizite në zyrat qendrore të Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në Tiranë, Ahmetaj tha se “ofrimi i shërbimeve online në gjuhën angleze për sipërmarrësit e huaj, “EU Business Register” do t’i ndihmojë shumë bizneset e huaj”.
Ministri i ZHEST premtoi se QKR do të jetë një faqe miqësore, shumë e aksesueshme dhe me gamë të gjerë shërbimesh për klientët. “Për herë të parë në QKR do të aplikohet dhe nënshkrimi elektronik nga subjektet dhe QKR”, tha ai.
Për muajin Janar, sipas të dhënave vërehet ecuri shumë pozitive për regjistrimin e bizneseve të reja, tha Ahmetaj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment