Afërdita Haka emërohet Drejtoresha e Arsimit në Shkodër

Afërdita HakaËshtë prezantuar Drejtoresha e re e Arsimit në Shkodër Afërdita Haka. Drejtoresha është prezantuar nga prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor.

Afërdita Haka u emërua në krye të DAR Shkodër pas dorëheqjes së Erjeta Lacej.

Ish-drejtoresha Erjeta Lacej dha dorëheqjan më 7 Shtator pasi kishte bërë rreth 10 muaj punë në këtë detyrë.

Erjeta Laçej u vu në krye të arsimit në Shkodër nëntorin e vitit të kaluar, pas një debati publik te organizuar në sallën e rektoratit mes 5 kandidateve ku u prezantuan platformat e tyre për arsimin në Shkodër. Në garë për këtë post ishin 5 kandidate, Luçiana Dodani, Agron Metushi, Aferdita Haka dhe Vlash Linadi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment