Adrian Civici publikon librin për tranzicionin ekonomik shqiptar

civici2“Transformimi i madh – Nga plani drejt tregut” është libri më i ri i Prof. Dr. Adrian Civicit që përshkruan etapat e zhvillimit ekonomik,  në prag të mbushjes plot çerek shekulli nga nisja e tranzicionit shqiptar.

Autori Civici si nga emrat me te njohur te ekonomise,  duke u ndalur te përmbajtja e librit, thote se Shqipëria përbën një rast të veçantë, pasi ajo ndoqi rrugën që njihet si “stop and go” (ec e ndalo).

“Në krahasim me dy rrugët kryesore; terapi shoc-u apo gradualizëm, Shqipëria evidentohet si një rast i veçantë i një rruge të tretë, “stop and go” pra “ec e ndalo” me një trajektore që kalon nga një krizë në tjetrën në raportin e kalimit të tranzicionit. Kjo përbën një specifike që justifikon ato që kanë ndodhur dhe ato që kemi arritur deri tani”,- u shpreh Civici.

Për të kuptuar ku ndodhej Shqipëria dhe gjithë vendet ish-komuniste në vitet 90-91, ai perifrazoi një deklaratë të Michel Candesy, ish shefi i FMN-së në atë kohë, i cili në një takim me kryeministrat dhe ministrat e këtyre vendeve tha: “është një gropë shumë e madhe që nuk kalohet me dy tre kërcime sepse nuk ke ku e mbështet këmbën, pra duhet bërë një hop i madh. Nuk kemi asnjë teori tranzicioni dhe asnjë libër se çfarë duhet të bëjmë në këtë periudhë. Mendojeni veten si aktorë, autorë, regjizorë të një vepre që quhet tranzicion”.

 Në këtë këndvështrim sipas Civicit të gjithë kemi qënë në një farë mënyrë dikush aktor, dikush regjisor, i kësaj vepre që quhet tranzicion, por siç thekson Civici: “më shumë se tranzicion koha provoi se është transformim dhe një transformim i madh”.

Në këtë libër botim të UET Press, Adrian Civici mbron tezën se tranzicioni mund të quhet i përfunduar me hyrjen në Bashkimin Evropian, duke e parë rrugën e integrimit në BE të lidhur ngushtë me transformimin e ekonomisë.

Libri me një kopertinë të “huazuar” nga Muri i Berlinit, gjatë ekspozimit të tij në Berlin 20 vjet pas rënies, pritet të hap debat tani që Shqipëria është në prag të 25 vjetorit të nisjes së tranzicionit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment