AAK dorëzon amendamente për projektbuxhetin

aleancaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgatitur amendamentet për projektbuxhetin e vitit 2015, të cilat do t’i propozojë në seancën tjetër plenare.
Propozimet e AAK-së janë dërguar në Ministrinë e Financave dhe kanë të bëjnë me ngritjen e pagave prej 25 % dhe zbatimin e plotë të kontratës kolektive nga janari 2015.
Këtë e ka bërë të ditur Donika Kada Bujupi, e cila ka thënë se është qëndrim i grupit parlamentar të AAK-së që të zvogëlohen shpenzimet e kabinetit qeveritar, në mënyrë që të realizohet ngritja e pagave dhe zbatimi i plotë i kontratës kolektive.
Këtë të fundit e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve. 

Submit a comment