A munden Erdogan dhe Cipras, të përmirësojnë më tej marrëdhëniet turko-greke?


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Serkan Demirtas “Hurriyet Daily News”

Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të zhvillojë një vizitë 2-ditore në Ankara dhe Stamboll në data 5-6 shkurt me ftesë të presidentit Rexhep Taip Erdogan. Për shumë arsye, vizita e një kryeministër grek në Turqi dhe anasjelltas, është gjithmonë një zhvillim shumë i rëndësishëm në këtë pjesë të rajonit.

Vizita e Cipras, nuk është aspak e ndryshme, po të kihet parasysh lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale midis Ankarasë dhe Athinës. Sidoqoftë, gjithmonë është mirë të fillohet nga aspektet pozitive. E para ka të bëjë me vetë Ciprasin.

Ai ka fituar respekt nga opinioni publik turk, por edhe qarqet qeveritare, pasi drejtoi me sukses vendin e tij në fazën e vështirë të rimëkëmbjes së ekonominë thuajse të falimentuar greke. Qasja pozitive e kryeministrit grek, mbi lidhjet më të mira dypalëshe dhe përpjekjet e tij në funksion të këtij qëllimi, janë mirëpritur nga Ankaraja.

Dialogu i tij me ish-kryeministrat turq, Ahmet Davutoglu dhe Binali Jildirim, dhe natyrisht me Erdoganin – madje edhe në kohët më të vështira – nuk është ndërprerë asnjëherë. Mund të parashikohet fare mirë, që kjo atmosferë do të mbizotërojë edhe gjatë bisedimeve të tij me Erdogan ditën e martë, edhe pse të dy liderët do të vazhdojnë të debatojnë mbi kaq shumë çështje.

Aspekti i dytë i rëndësishëm, është koha e kësaj vizite. Cipras vjen në Turqi, disa ditë pasi parlamenti grek miratoi një marrëveshje, që i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e Maqedonisë, e cila e ndryshoi emrin e kësaj të fundit në Republika e Maqedonisë Veriore.

Cipras i rezistoi presioneve të partnerit të tij në koalicionin qeverisës nga ekstremi i djathtë, ministri i të cilit dha dorëheqjen nga kabineti. Kryeministri grek, i shpëtoi një rrëzimi në parlament gjatë votimit të një mocioni besimi, ndërsa sinjalizoi se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen këtë pranverë.

Turqia, e cila ka dhënë gjithmonë mbështetje për integrimin e Maqedonisë me institucionet evropiane, e mirëpriti haptazi miratimin nga ana e Greqisë të Marrëveshjes së Prespës përmes një deklarate zyrtare.

Duke pasur parasysh ngjashmëritë gjeografike dhe kulturore, si dhe potencialin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy kombeve, do të dëshironim të zgjerojmë këtë listë të aspekteve pozitive. Por kaq tani për tani.

Pjesa tjetër, ka të bëjë me probleme të pazgjidhura, dypalëshe dhe rajonale. Në frontin dypalësh, Erdogan dhe Cipras do të diskutojnë me siguri mbi shumë nga problemet që ekzistojnë mes tyre në Detin Egje.

Në vitin 2002, Turqia dhe Greqia nisën “bisedimet eksploruese”, për të përcaktuar problemet dhe mënyrat më të mira për t’i zgjidhur ato. Takimi i 60-të dhe i fundit i këtij mekanizmi u mbajt në fillim të vitit 2016. Ka shpresë që këto bisedime të rifillojnë sipas udhëzimeve të Erdogan dhe Cipras, së bashku me një numër masash për ndërtimin e besimit mes palëve.

Largimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, nga qeveria greke jep sigurisht shpresë për bisedime të zgjeruara midis dy vendeve. Të dy ushtritë përkujtuan 23-vjetorin e krizës së Kardakut, kur të dyja vendet ishin në prag të një lufte mes tyre, për shkak të një ishulli, sovraniteti i të cilit është ende i kontestuar.

Për më tepër, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i dërgoi një letër urimi ministrit të ri grek të Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, duke e ftuar atë në Turqi për një vizitë zyrtare. Të gjitha këto janë shenja të qëllimit të qeverisë turke për t’u ri-angazhuar me Greqinë për të zgjidhur problemet në lidhje në detin Egje.

Erdogan dhe Cipras, do të flasin gjithashtu për Qipron dhe mosmarrëveshjen në rritje mbi burimet e hidrokarbonit, midis Qipros turke dhe asaj greke. Pozicioni turk, nuk është kategorikisht kundër veprimtarive eksploruese të qipriotëve grekë, por këmbëngul që të gjitha këto përpjekje duhet të bëhen me pjesëmarrjen edhe të qipriotëve turq.

Një mekanizëm, që do të ngrihet nga BE së bashku me kompani të tjera ndërkombëtare për të mbikqyrur të drejtat e turqve qipriotë, është mëse i nevojshëm thotë Ankaraja, e cila ka nisur tashmë aktivitetet e saj të eksplorimit jashtë ishullit.

Ky është sigurisht njëri nga rezultatet e dështimit, në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Qipros. Udhëheqësit e dy vendeve, do të diskutojnë me siguri perspektivat e një përpjekjeje të re të OKB-së, por situata politike nuk premton shumë për asnjë nga palët e gatshme.

Erdogan dhe Cipras, do të flasin gjithashtu për ushtarët turq te arratisur, të cilëve u është dhënë azil në Greqi, edhe pse tentuan të rrëzonin qeverinë nëpërmjet një grushti shteti në korrikun e vitit 2016. Turqia ishte shumë e sigurtë se Tsipras u përpoq të ndryshonte situatën, dhe t’i ekstradonte ato. Erdogan, që zhvilloi një vizitë historike në Trakën Perëndimore në vitin 2017, me siguri do të risjellë në vëmendje problemet e pakicës turke, ndërsa Cipras sigurisht do të kërkojë rihapjen e Manastirit të Halkiut.

Lista e problemeve mund të zgjatet, por kjo kolonë ka një hapësirë ​​të kufizuar. Gjithsesi, vizita e Cipras flet vetë, dhe duhet të llogaritet si një zhvillim pozitiv për dialogun e qëndrueshëm midis dy kryeqyteteve. Aspekti i dytë pozitiv, do të ishte nëse ata mund të dalin me një njoftim për rifillimin e bisedimeve eksploruese mbi Egjeun.

Lidhjet turko-greke, kanë nevojë për një prirje pozitive, dhe kjo lëvizje do ta forcojë atë. Ato do të jenë gjithashtu një shembull për bisedimet e Qipros. Shpresojmë që takimi Cipras-Erdogan, të injektojë shpresë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment