A do të ketë paqe për gratë në Afganistan?


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Heather Barr “Human Right Watch”

Një marrëveshje paqeje në Afganistan – për vite të tëra e dukur si e pashpresë – tani mund të jetë në horizont. Pas 17 vjet luftimesh në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një raund të ri bisedimesh me talebanët, dhe po bëjnë me dije se kanë shënuar progres.

Por gratë afgane, kanë të drejtë të kenë frikë, se një marrëveshje paqeje, nuk do të thotë në fakt paqe për to. Nën sundimin e talebanëve, gratë dhe vajzat afgane, pësuan shkelje të rënda të të më elementare, duke përfshirë mohimin e arsimimit dhe lirinë e lëvizjes.

Sot, pikëpamjet e grupit radikal mbi gratë janë moderuar disi, por mbeten ende shumë represive. Për shembull, talebanët po bëjnë tani thirrje për “arsimim për të gjithë”, por në praktikë i pengojnë vajzat të arsimohen përtej moshës së pubertetit.

Aktivistet afgane për të drejtat e grave, druhen se të drejtat e tyre mund të jenë një element i negociueshëm, në bisedime e paqes me talebanët. Ato janë përpjekur për vite me radhë, për të pasur një vend në tavolinë si negociatore – dhe në çdo rast gati janë refuzuar.

Dhe me qeverinë afgane që duhet ende të përfshihet në bisedimet e SHBA-së me talebanët, pjesëmarrja e grave ndihet te jetë më urgjente se kurrë më parë. Bisedimet e fundit për paqe, janë përqendruar në tërheqjen e trupave amerikane, dhe mbi atë nëse talebanët do të zotohen apo jo të mos ofrojnë një bazë për terrorizmin ndërkombëtar.

Ndërkohë, ka patur shumë pak diskutime publike për të drejtat e grave. Vitet e fundit, zyrtarët amerikanë kanë premtuar publikisht të mbrojnë të drejtat afgane të grave në çdo marrëveshje – edhe pse Uashingtoni bëri një sy qorr e vesh shurdh ndaj përjashtimit të grave nga negociatat.

Por tanimë, gratë afgane kanë arsye të kenë frikë se qeveria amerikane, një financuese kryesore e shërbimeve të nevojshme për gratë në Afganistan, nuk do ta ketë më si prioritet mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Dhe heshtja e SHBA-së mbi këtë çështje, e ushqen më tej këtë frikë. Imazhet e negociatorit amerikan Zalmaj Khalilzad, që informon mbi bisedimet vetëm zyrtarët e qeverisë afgane, nuk janë aspak garantuese. Dy dekada më parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miratoi Rezolutën Nr.1325, e cila kërkon pjesëmarrjen e grave në të gjitha proceset e paqes.

Prej atëhere, shumë qeveri kanë pranuar se roli i gruas në proceset e paqes, nuk është vetëm sa për sy e faqe, por jetik në marrëveshjet e qëndrueshme dhe të zbatueshme të paqes. Pjesëmarrja e qeverisë afgane në negociata, duhet të përfshijë negociatoret gra si pjesë e delegacionit të saj, siç u zotua edhe vetë presidenti Ashraf Ghani në nëntorin e vitit të shkuar.

Dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin prioritet pjesëmarrjes së grave afgane në këto bisedime, si dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre. Në përpjekjen e fundit për të arritur një marrëveshje paqeje në Afganistan, nuk është koha për t’i përjashtuar gratë.

Submit a comment