9- vjeçari alergjik ndaj “gjithçkaje”.

djaliRyan Costello afërsisht 2-vjeç është alergjik ndaj bulmeteve, përfshirë qumështin dhe çokollatën dhe vezët. Alergjia e tij është shumë e rëndë, sidomos kur ai prek dikë që ka ngrënë një çokollatë gjatë 24 orëve të fundit. Ai ka të vjella, vuan nga diarreja dhe shpërthen në një skuqje të acaruar të lëkurës. Nëna e tij Lisa Costello 26-vjeçe dhe babai i tij Jon Costello 30-vjeç tashmë u kanë thënë njerëzve që të mos i vizitojnë nëse ata kanë ngrënë gjatë 24 orëve të fundit ndonjë prej ushqimeve ndaj të cilave djali është alergjik. “Kjo është një periudhë shumë e vështirë për ne dhe gjendja e tim biri më lëndon”.- u shpreh mamaja e Ryan.  “Si të gjithë fëmijët ai është i gëzuar dhe shfrenohet, por kjo periudhë është tmerr për mua pasi ai është gjithashtu alergjik ndaj çokollatave, tortës, kekut, biskotave, patatinave, kosit, makaronave, akulloreve, bananeve, pluhurit, rrobave prej leshi, detergjentëve, sapunëve, madje edhe ndaj të nxehtit”- u shpreh  nëna e vogëlushit.

Submit a comment