9 arsye pse duhet të pini çaj çdo ditë

cajiNdërsa të gjithë vazhdojnë të çmenden pas kafes, do të donim t’ua tërhiqnim vëmendjen për t’iu kthyer çajit, pijes që mund t’ju qetësojë kur doni të qetësoheni, ose t’ju zgjojë kur doni të zgjoheni. 

Parimisht, çaji është fantastik dhe duhet ta konsumoni sa më tepër që të mundeni. Ja cilat janë nëntë arsye për ta konsumuar atë përditë:

1. Çaji përgatitet më lehtësisht se kafja:

Për të përgatitur kafen, ju duhet një pajisje, ose mund t’ju duhet të thërrmoni kokrrat e kafesë, ndërsa për të bërë çajin, gjithçka që ju duhet është ujë i zier, çaji dhe një filxhan. Kaq e thjeshtë!

2. Çaji jeshil mund t’ju forcojë kockat:

Për të moshuarit, studimet kanë treguar se konsumimi i çajit mund të ndihmojë në pakësimin e riskut për të vuajtur nga osteoporoza. 

3. Pirja e çajit jeshil (pa sheqer) mund të rregullojë aromën e gojës:

Nëse goja ju mban erë të keqe, mund të filloni çajin jeshil. Kërkuesit në Kolegjin Universitar të Dentistrisë në Çikago gjetën se çaji i zi përmban lëndë kimike të quajtura polifenole, që ngadalësojnë formimin e baktereve që shkaktojnë aries. Po ashtu, polifenolet reduktojnë nivelet e prodhimit të acidit. 

4. Konsiderohet si “nevojë jetësore” në Kinë, ndaj mund të bëhet edhe për ju:

Ashtu si orizi, vaji, kripa dhe uthulla, edhe çaji konsiderohet si një nga gjërat pa të cilat njerëzit nuk jetojnë dot. 

5. Çaji mund t’ju qetësojë:

Disa kërkues kanë sugjeruar se çaji i sanës mund të shërbejë si një gjumësjellës natyror dhe i butë. Një studim gjerman me 202 të rritur gjeti se ata që përdorën ekstrakte të këtij çaji ndiheshin më të çlodhur dhe patën cilësi më të mirë të gjumit sesa ata që morën anksiolitikë. 

6. Çaji është si një urdhër presidencial:

Nëse Presidenti i SHBA-ve është i fikuar pas çajit, ashtu duhet të jeni edhe ju. Në vitin 2009, “New York Times” detajoi ndryshimet që Obama i bëri Shtëpisë së Bardhë. Njëri prej tyre ishte tejmbushja e frigoriferëve me çajin e tij të preferuar organik. 

7. Ai mund të lehtësojë alergjitë sezonale, para se ato t’ju kapin:

Nëse vuani nga alergji stinore, mund t’ju bëjë mirë konsumimi i përditshëm i çajit nga gjetja e hithrës. Megjithëse nevojiten kërkime të tjera, një studim me 69 njerëz gjeti se gjethet e ngrira të hithrës mund të përmirësojnë simptomat e alergjisë. 

8. Disa ekspertë besojnë se konsumimi i çajit mund të jetë më i mirë sesa konsumimi i ujit:

Kërkuesit e Revistës Europiane të Ushqyerjes Klinike gjetën se çaji hidraton po aq sa uji, duke zëvendësuar lëngjet e humbura në organizëm. Për shkak se çaji përmban antioksidantë, ai ofron një hidratim shtesë. 

9. Çaji pihet pasdite:

Ka festa që i kushtohen çajit, që përmbajnë edhe sanduiçë të shijshëm. Ja një histori e shkurtër: Në 1840-ën, Anna maria Stanhope, Dukesha XVIII e Bedfordit pati një ide gjeniale për të servirur çaj pasdite, në mënyrë që të “zvogëlonte boshllëkun midis drekës dhe darkës”. Për të ruajtur një oreks të mirë (por të pakët) për ëmbëlsira ose kekë pasdite, u vendos që të ofroheshin sanduiçë. Kështu u krijuan edhe sanduiçët e vegjël të thekur, që përmbajnë më pak mbushje dhe zakonisht, mbushje të lehta si kastravec dhe vezë. 

Submit a comment