6 arsyet pse puna shpeshherë ju bën të ndiheni të lodhur

te lodhur1. Efekti i pasdites.

Natyra e orës suaj biologjike parashikon një reduktim të energjisë nga mesi i pasdites, kështu që ju kap ndjesia e të qenit i përgjumur, aq sa mund të bini mbi tastierë. Për ta luftuar këtë fenomen, është e dobishme të ecni pak.  

2. Je i shpërndarë

Ndoshta, është koha për një pushim. Duke qenë të rraskapitur nga puna, edhe gjendja juaj psiko-fizike e rënduar e shkaktuara nga stresi, ju çon në konsumin total të energjisë. Prandaj duhet të ndërmerrni hapa për ta riparuar.

3. Keni fjetur keq.

Nuk është edhe aq e rëndësishme sa orë ju flini, sesa cilësia e gjumit tuaj. Nëse ju flini keq, do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës. Ky çrregullim mund të shkaktohet edhe duke fjetur me dikë që ju mban zgjuar apo nga konsumi i kafeinës, sidomos në afërsi të natës.

4. Efektet anësore të ilaçeve.

Disa ilaçe mund të shkaktojnë marramendje dhe mund të kenë efekte që zgjasin për disa ditë.  

5. Kushtet mjekësore.

Ka disa çrregullime të tilla si mosfunksionimi i tiroides që mund të ndërhyjnë në gjumin tuaj, duke ju bërë të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe ju mungon energjia.  

6. Shumë kafeinë.

Teprimi me kafeinë mund të ketë një efekt të kundërt me atë të dëshiruarin. Në fakt, kjo substancë shkakton një rritje të shpejtë të metabolizmit tuaj, e cila mund të çojë në mënyrë të pashmangshme deri në kolaps. Kafja gjithashtu mund të krijojë dehidratim, i cili gjithashtu ju bën të ndiheni edhe më të lodhur. 

Submit a comment