6 arsye se pse duhet pirë sa më shumë ujë

ujeNdodh që njerëz të caktuar të pinë fare pak ujë dhe veçanërisht tani në dimër, kur kërkesat e trupit dhe etja është më e vogël. Por ekspertët kanë renditur 6 arsye se pse duhet pirë rregullisht dhe sa më shumë ujë.

-Pirja e ujit ndihmon në dobësim.

Nëse shkohet në vaktin kryesor të ngrënies me shumë uri dhe dëshirohet të qetësohet kjo uri e shfrenuar, atëherë këshillohet që të pihet një gotë ujë para çdo vakti, duke zënë një pjesë të stomakut dhe duke bërë që të ndjehemi më të ngopur.

-Pirja e ujit ndihmon për hidratimin e trupit.

Personat që merren me sport e kanë domosdoshmëri hidratimin e trupit, ndaj këshillohet që të pinë sa më shpesh, por kryesisht disa orë para aktivitetit fizik.

-Pirja e shpeshtë e ujit, ndihmon për një lëkurë më të mirë.

Lëkura është më e shëndetshme dhe më e mirë, nëse pihet pak më shumë ujë nga sa mund të keni etje.

-Pirja e ujit përmirëson tretjen.

Pirja e sasive të mëdha të ujit, ndihmon veçanërisht ata persona që vuajnë nga problemet me tretjen.

-Pirja e shpeshtë e ujit ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe lehtëson pastrimin nga substancat që mund të merren nëpërmjet ushqimit.

-Sa më shumë ujë të pihet aq më shumë para kursehen.

Uji në shishe është sigurisht më ekonomik në raport me pije të tjera dhe nëse bëhet fjalë për ujin që pihet direkt nga rubineti, atëherë ai është tërësisht falas.

Submit a comment